Politika e Kthimit
E përditësuar: 14 korrik 2026
1. E drejta e kthimit
Klienti ka të drejtë të kthejë produktin e blerë online brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga momenti i pranimit të porosisë, pa qenë i detyruar të japë ndonjë arsye.
Afati fillon të llogaritet nga dita kur klienti ose një person i autorizuar prej tij ka marrë fizikisht produktin.
2. Kushtet që duhet të plotësojë produkti
Për t'u pranuar për kthim, produkti duhet të jetë:
- I papërdorur dhe në gjendje të njëjtë me atë të pranimit;
- Në paketimin origjinal, me të gjitha etiketat, mbrojtëset dhe aksesorët e bashkangjitur;
- I shoqëruar me faturën e blerjes ose provën e porosisë online (numri i porosisë, konfirmimi me email/SMS).
Produktet me shenja përdorimi, dëmtimi, pastrimi ose ndryshimi nuk pranohen për kthim.
3. Procedura e kthimit
- Kontakto dyqanin brenda 7 ditëve nga pranimi, përmes Instagram @ximivkosova ose duke ardhur në dyqan në Dukagjini Center, Prishtinë. Njoftona për numrin e porosisë dhe arsyen e kthimit.
- Sill produktin në dyqan gjatë orarit të punës (Hënë–Premte 08:00–20:00, Shtunë 09:00–18:00), ose dërgoje me postë / shërbim shpërndarjeje në adresën që do të konfirmohet nga ekipi ynë.
- Kostoja e transportit të kthimit është në ngarkim të klientit, përveç rasteve kur produkti është i dëmtuar, i gabuar ose me defekt nga ana e dyqanit — në këto raste kostoja mbulohet nga XIMI VOGUE KS SHPK.
- Pas pranimit të produktit, dyqani verifikon gjendjen e tij brenda 3 ditëve pune.
4. Rimbursimi
Pasi kthimi të jetë pranuar, rimbursimi kryhet brenda 14 ditëve kalendarike nga data e pranimit të produktit në dyqan, në të njëjtën mënyrë si pagesa origjinale:
- Për pagesat me kartelë (Visa/Mastercard): shuma rikthehet në të njëjtën kartelë që është përdorur për pagesën, përmes bankës partnere.
- Për pagesat në dorë (cash): shuma rikthehet në dorë, në dyqan, ose me marrëveshje me transfer bankar në llogarinë e klientit.
Nëse produkti pranohet për kthim, rimbursohet i gjithë çmimi i produktit. Kostoja e transportit fillestar (€2) nuk rimbursohet, përveç rasteve kur kthimi është shkaktuar nga një gabim i dyqanit.
5. Këmbimi
Në vend të rimbursimit, klienti mund të kërkojë këmbimin e produktit me një produkt tjetër me vlerë të njëjtë ose më të lartë (duke paguar diferencën). Këmbimi bëhet në dyqan, në varësi të disponueshmërisë së stokut.
6. Përjashtimet — produkte që nuk pranohen për kthim
Për arsye higjienike, sigurie ose specifikash të produktit, kthimi NUK pranohet për këto kategori kur paketimi mbrojtës është hapur:
- Produkte higjienike personale (kozmetikë, kremra, artikuj për buzë, artikuj për sy, artikuj për higjienë intime);
- Vathë dhe bizhuteri që vendosen në trup (për higjienë);
- Të brendshme dhe çorape;
- Produkte ushqimore, pije ose artikuj me afat përdorimi;
- Produkte të bëra sipas porosisë ose të personalizuara për klientin;
- Produkte të zbritura më shumë se 50% ose të shitura si "outlet" / "final sale" (kur kjo është shënuar qartë në faqen e produktit).
7. Produkte të dëmtuara ose të gabuara
Nëse produkti mbërrin i dëmtuar, me defekt ose është dërguar një produkt i gabuar, ju lutemi na kontaktoni brenda 48 orëve nga pranimi, duke bashkangjitur fotografi të produktit dhe të paketimit. Në këto raste, dyqani mbulon të gjitha kostot dhe ofron zëvendësim ose rimbursim të plotë sipas dëshirës së klientit.
8. Kontakti për kthime
- XIMI VOGUE KS SHPK — Dukagjini Center, Prishtinë
- Orari: Hënë–Premte 08:00–20:00, Shtunë 09:00–18:00
- Instagram: @ximivkosova